Bota

VIDEO/ Kupa e Kombeve Afrikane, gazetari denoncon kontrollet në stadiume: Po ngacmojnë seksualisht gratë

Gazetari Osasu Obayiuwana për mës një postimi në "X" ka denoncuar kontrollet të cilat jane cilësuar të ngjashme me ngacmime seksuale ndaj grave.

25 Janar 2024, 08:06 Nga N.F
VIDEO/ Kupa e Kombeve Afrikane, gazetari denoncon kontrollet në stadiume:
Pamje nga kontrollet në stadium

BREGU I FILDISHTË- Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar gjatë kontrolleve para një ndeshjeje në Kupën e Kombeve Afrikane. Gazetari Osasu Obayiuwana për mës një postimi në "X" ka denoncuar kontrollet të cilat janë cilësuar të ngjashme me ngacmime seksuale ndaj grave.

“Si mund të mendojnë autoritetet e Bregut të Fildishtë se e gjithë kjo është në rregull? Fakti që ajo është një police nuk është më pak e rëndë,” shkruan gazetari në postimin e tij. Në denoncimin e tij Obayiuwana ka publikuar edhe videon ku shihet një police duke vendosur vazhdimisht duart në gjoksin e spektatoreve femra.

 Videoja bëri me shpejtësi xhiron e botës, duke shkaktuar polemika dhe reagime të shumta. Obayiuëana thekson se fakti që një grua i kryen këto kontrolle nuk e zvogëlon seriozitetin e situatës.

“Nuk e di që burrat kontrollohen duke i prekur në gjenitale,” u përgjigjet gazetari komenteve që gratë po i kontrollojnë policet. Gjithashtu në rrjetet sociale ka nga ata që pretendojnë se “kontrolle” të këtij lloji kanë bërë edhe policët ndaj burrave.

bregu i fildishte kontrolle stadium

Sondazh

Poll