Bota

Rrëzimi i avionit rus, Kievi fajëson Rusinë: Nuk ishim vënë në dijeni që duhej të sigurohej hapësira ajrore mbi Belgorod

Agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti tha se 9 persona të tjerë ishin në aeroplan, nga të cilët 6 ishin anëtarë të ekuipazhit ndërsa nuk ka asnjë të mbijetuar.

25 Janar 2024, 07:36 Nga N.F
Rrëzimi i avionit rus, Kievi fajëson Rusinë: Nuk ishim
Pamje nga shpërthimi

RUSI- Një aeroplan transporti ushtarak rus Ilyushin-76 u rrëzua të mërkurën në rajonin jugor të Belgorodit pranë Ukrainës. Ministria ruse e mbrojtjes ruse pas ngjarje u shpreh se në avion ndodheshi 65 ushtarakë ukrainas të kapur rob që do të shkonte në një zonë tjetër për shkëmbimin e të burgosurve. Agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti tha se 9 persona të tjerë ishin në aeroplan, nga të cilët 6 ishin anëtarë të ekuipazhit ndërsa nuk ka asnjë të mbijetuar.

Inteligjenca ushtarake ukrainase lëshoi një deklaratë pas ngjarjes duke akuzuar Rusinë për rrezikimin e jetëve të të burgosurve të luftës ku më tej shtuan se nuk ishte vënë në dijeni se duhej të sigurohej hapësira ajrore mbi Belgorod. Kjo deklaratë po shihet si një pranim i heshtur se ishte ata pas rrëzimit të avionit.


Një video e shpërndarë në mediat sociale duket një aeroplan i cili po rrëzohet ndërsa pas përplasjes ndodh një shpërthim i madh. Guvernatori rajonal në rajonin rus të Belgorod, Vyacheslav Gladkov, tha se avioni u rrëzua në një fushë pranë një zone të banuar dhe se të gjithë në bord kishin vdekur. 

Ministria ruse e mbrojtjes tha se shkëmbimi do të bëhej të mërkurën pasdite në një pikë kontrolli kufitar 100 km në perëndim të Belgorodit. Ministria e Mbrojtjes shtoi se aeroplani ushtarak ishte nisur nga baza ajrore Chkalovsky në veri-lindje të Moskës duke pretenduar se forcat ajrore të Ukrainës kishin lëshuar dy raketa anti-ajrore nga kufiri ukrainas. Kryetar i komitetit parlamentar të mbrojtjes të Rusisë, Andrei Kartapolov pohoi se kishte një aeroplan të dytë në ajër që transportonte 80 të burgosur ukrainas, por ai më pas kishte ndryshuar drejtim.

Shkëmbimi më i madh deri më tani ndodhi në fillim të këtij muaji, kur Ukraina liroi 248 të burgosur rusë të luftës dhe Rusia liroi 230 persona në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Më shumë se 8 mijë ukrainas, civilë dhe ushtarakë, mbahen ende nga Rusia. Shtabi i Koordinimit të Ukrainës për trajtimin e të burgosurve thotë se dhjetëra mijëra të tjerë janë ende të zhdukur.

rusi avion ushtare sulm ukraine

Sondazh

Poll