Aktualitet

Zjarri shkrumbon banesën në Berat, kryefamiljarja: Isha në spital te djali, kemi mbetur në qiell të hapur

Burimet zjarrëfikëse në vendngjarje kanë konfirmuar se shkak për zjarrin është bërë soba e ngrohjes që ishte lënë e ndezur nga kryefamiljarja, që ishte larguar nga banesa.

24 Janar 2024, 21:41 Nga r.ll
Zjarri shkrumbon banesën në Berat, kryefamiljarja: Isha në spital
pamje nga banesa e djegur

BERAT- Një banesë në lagjen “Uznovë” në Berat është përfshirë smbrëmjen e sotme nga flakët. Zjarri ka rënë në banesën e shtetases Kristina Kola dhe në momentin e rënies nga zjarri në banesë nuk ka pasur njeri.

Flakët kanë nisur në kuzhinën e banesës dhe më pas ishte përhapur me shpejtësi në dhomat e tjera. Zjarrfikëset e shuan totalisht zjarrin pas rreth 30-minutash nga rënia e tij.

Burimet zjarrëfikëse në vendngjarje kanë konfirmuar se shkak për zjarrin është bërë soba e ngrohjes që ishte lënë e ndezur nga kryefamiljarja, që ishte larguar nga banesa.

Vetë kryefamiljarja Kristina Kola shpjegon se në momentin e rënies së zjarrit ajo ishte në spital me djalin e sëmurë dhe është njoftuar nga fqinjët.

“Kur mbërrita në shtëpi”-pohon ajo-gjithçka ishte djegur, përfshi edhe të gjitha orenditë shtëpiake. Kola bën apel për ndihmë pasi tashmë ka ngelur në qiell të hapur.

“Fajin e ka tensioni i lartë, energjia elektrike. Apel shtetit për ndihmë, nuk kam ku fus kokën”, tha ajo.

zjarr ne berat

Sondazh

Poll