Aktualitet

Lëvizje në Shërbimin Informativ Shtetëror, Blend Çobani emërohet inspektori i ri i Përgjithshëm

Në vend të Bedenit, qeveria ka emëruar Blend Çobanin si inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.

24 Janar 2024, 18:17 Nga r.ll
Lëvizje në Shërbimin Informativ Shtetëror, Blend
SHISH

TIRANË- Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për të liruar nga detyra e inspektorit të Përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit, Suela Bedenin.

Në vend të Bedenit, qeveria ka emëruar Blend Çobanin si inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.

VENDIMI I QEVERISE

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË INSPEKTORIT    TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë  28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Suela Bedeni, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Blend Çobani emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

shish suela bedeni blend çobani

Sondazh

Poll