Aktualitet

"Tempulli 2’" në Vlorë/ Gjykata nga 32 të arrestuarit, lë në burg dy prej tyre, 3 në "arrest shtëpie"

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Vjola Canaj në seancat gjyqësore të kryera ditën e sotme. Masat e tjera të sigurisë për personat e mbetur pritet të zhvillohen përgjatë të enjtes dhe të premtes.

24 Janar 2024, 17:52 Nga r.ll
"Tempulli 2’" në Vlorë/ Gjykata nga 32 të
gjykata e vlores

VLORË- Kanë dal sot para Gjykatës së Vlorës 5 nga 32 të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit antidrogë  që u shtri në gati gjithë vendin “Tempulli 2”.

Gjykata e Vlorës vendosi që për 3 prej tyre të ndryshojë masën e sigurisë në “arrest shtëpie” ndërsa për dy të tjerë të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg.”

Jurgen Mustaj “arrest me burg”

Detan Meçaj “arrest në shtëpi”

Edmond Mustaj “arrest me burg”

Eduard Musai “arrest në shtëpi”

Ervi Rrapaj “arrest në shtëpi”

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Vjola Canaj në seancat gjyqësore të kryera ditën e sotme. Masat e tjera të sigurisë për personat e mbetur pritet të zhvillohen përgjatë të enjtes dhe të premtes.

Pas operacionit policor u vunë në pranga 273 persona, ndërsa janë goditur anëtarë të 7 grupeve kriminale. Gjithashtu janë sekuestruar shuma parash, drogë të llojit kanabis, heroinë dhe kokainë, armë të ndryshme dhe municion.

gjykata e vlores

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2024, 14:49 I.A

Credins Bank, zgjidhet banka e vitit

CCIT Awards TIRANË- Credins Bank renditi një tjetër sukses, duke u nderuar me një tjetër çmim si “Banka e Vitit&rdquo...