Aktualitet

Shkak bombola e gazit/ Shpërthen zjarr në një banesë në Krujë, lëndohen nënë e bir

Dyshja janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

24 Janar 2024, 19:33 Nga r.ll
Shkak bombola e gazit/ Shpërthen zjarr në një banesë në
foto ilustruese

KRUJË- Në një banesë në Krujë ka rënë zjarr, dyshohet nga një defekt në bombulën e gazit.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar një 28-vjeçar dhe nëna e tij 55 vjeçe. Dyshja janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. 

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2024, në lagjen "Punëtori", në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. S.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. S., 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja L. S., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

zjarr ne kruje

Sondazh

Poll