Art&Argëtim

"I sëmurë emocionalisht"/ Përndiqte Taylor Swift prej disa kohësh, 33-vjeçari misterioz arrrestohet nga policia

Pak ditë më parë shtëpia e Swift dukej se ishte shënjestër e një tentative grabitjeje por ajo nuk ndodhej aty. Policia nuk ka konfirmuar nëse i dyshuari i arrestuar është i lidhur me rastin e ngacmimit dhe ndjekjes.

23 Janar 2024, 20:32 Nga h.k
"I sëmurë emocionalisht"/ Përndiqte Taylor Swift prej
Taylor Swift

SHBA-Një burrë është arrestuar dhe akuzuar për ngacmim dhe përndjekje të Taylor Swift në shtëpinë e saj në New York.

David Crowe, 33 vjeç nga Seattle, u arrestua të hënën pas ankesave për një “burrë të sëmurë emocionalisht që vepron në mënyrë të çuditshme”. Ai u akuzua për ngacmim dhe përndjekje, tha Departamenti i Policisë së New Jorkut.

Pak ditë më parë shtëpia e Swift dukej se ishte shënjestër e një tentative grabitjeje por ajo nuk ndodhej aty. Policia nuk ka konfirmuar nëse i dyshuari i arrestuar është i lidhur me rastin e ngacmimit dhe ndjekjes.

Kjo nuk është hera e parë që Taylor bëhet pre e incidenteve të tilla. Në vitin 2022, një burrë u arrestua pasi makina që ai po drejtonte në gjendje të dehur u përplas në shtëpinë e saj si një përpjekje për të hyrë. Në një rast tjetër, Roger Alvarado, hyri në shtëpinë e saj dhe u gjet nga policia duke fjetur në shtratin e saj. Ai u dënua me gjashtë muaj burg.

 

 

 

 

taylor swift

Sondazh

Poll