Bota

Arabia Saudite përgatitet të hapë dyqanin e parë të alkoolit për diplomatët

Klientët do të duhet të regjistrohen nëpërmjet një aplikacioni celular, të marrin një kod zhdoganimi nga ministria e jashtme dhe të respektojnë kuotat mujore me blerjet e tyre, thuhet në dokument.

24 Janar 2024, 16:30 Nga M.B
Arabia Saudite përgatitet të hapë dyqanin e parë të
Foto ilustruese

ARABIA SAUDITE- Arabia Saudite po përgatitet të hapë dyqanin e saj të parë të alkoolit në kryeqytetin Riad, i cili do t'u shërbejë ekskluzivisht diplomatëve jomuslimanë. Klientët do të duhet të regjistrohen nëpërmjet një aplikacioni celular, të marrin një kod zhdoganimi nga ministria e jashtme dhe të respektojnë kuotat mujore me blerjet e tyre, thuhet në dokumentin, raporton Reuters. Ky veprim është një moment historik në përpjekjet e mbretërisë, të udhëhequr nga Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, për të hapur vendin ultra-konservator mysliman për turizëm dhe biznes, pasi pirja e alkoolit është e ndaluar në Islam.

Dyqani i ri ndodhet në lagjen 'Diplomatik' të Riadit, një lagje ku banojnë ambasadat dhe diplomatët dhe do të jetë "rreptësisht e kufizuar" për jomuslimanët, thuhet në dokument. Ishte e paqartë nëse emigrantët e tjerë jomuslimanë do të kenë akses në dyqan. Miliona emigrantë jetojnë në Arabinë Saudite, por shumica e tyre janë punëtorë myslimanë nga Azia dhe Egjipti. Arabia Saudite ka ligje të rrepta kundër pirjes së alkoolit, të cilat mund të dënohen me qindra kamxhik, dëbim, gjobë ose burgim dhe emigrantët gjithashtu përballen me dëbim.

arabia saudite akool

Sondazh

Poll