Bota

Bisedë telefonike me Stoltenberg, Orban: Mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO

Në një postim në X Orban shtoi se ai do të vazhdojë t’i bëjë thirrje parlamentit hungarez që të votojë për hyrjen e Suedisë në NATO dhe të përfundojë ratifikimin në rastin e parë të mundshëm.

24 Janar 2024, 16:24 Nga N.F
Bisedë telefonike me Stoltenberg, Orban: Mbështesim
Viktor Orban

HUNGARI- Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ku ka shprehur mbështetjen e qeverisë së tij për anëtarësimin e Suedisë në aleancë.

Pas zhvillimeve të djeshme në Turqi dhe miratimit nga parlamenti për aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO, Hungaria tashmë duket e gatshme të ndjekë shembullin dhe t'i japë fund të vetmes çështje pezull që ekziston në këtë rast. Në një postim në X Orban shtoi se ai do të vazhdojë t’i bëjë thirrje parlamentit hungarez që të votojë për hyrjen e Suedisë në NATO dhe të përfundojë ratifikimin në rastin e parë të mundshëm.

Stoltenberg përshëndeti vendimin e Hungarisë për të mbështetur qartë anëtarësimin e Suedisë në Aleancë dhe së shpejti do të ratifikojë kandidaturën e saj.

“Mezi pres ratifikimin sapo të mblidhet parlamenti hungarez”, u përgjigj Stoltenberg.

victor orban nato suedia

Sondazh

Poll