Bota

Stoltenberg: Bisedova me Orban, Hungaria mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO

Stoltenberg duke vlerësuar bisedën telefonike me Orban, ka thënë se Hungaria e mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO.

24 Janar 2024, 14:47 Nga M.B
Stoltenberg: Bisedova me Orban, Hungaria mbështet anëtarësimin e
Viktor Orban dhe Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar për një bisedë telefonike që ka pasur me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban. Stoltenberg duke vlerësuar bisedën telefonike me Orban, ka thënë se Hungaria e mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO. Përkrahjen për Suedinë e ka deklaruar dje edhe Turqia, duke shënuar kështu një progres të madh në rrugën e Suedisë drejt hyrjes në Aleancën Veri-Atlantike.

“Unë mirëpres mbështetjen e qartë të Kryeministrit dhe qeverisë së tij për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Pres me padurim ratifikimin sapo të mblidhet parlamenti”, ka shkruar Sekretari i NATO-s.

jens stoltenberg viktor orban nato

Sondazh

Poll