Bota

VIDEO/ Vrasja e Liridonës, Naim Murseli dërgohet në prokurori nën masa të rrepta sigurie

Më herët, gjatë mëngjesit të sotëm, për të njëjtën çështje është marrë në pyetje Kushtrim Kokalla, ish- pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

24 Janar 2024, 15:24 Nga M.B
VIDEO/ Vrasja e Liridonës, Naim Murseli dërgohet në prokurori
Naim Murseli

KOSOVA- Nën masa të rrepta sigurie është dërguar sot në prokurori Naim Murseli, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj. Më herët, gjatë mëngjesit të sotëm, për të njëjtën çështje është marrë në pyetje Kushtrim Kokalla, ish- pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kujtojmë, se pjesëtari i FSK-së është arrestuar në dhjetor te vitit të kaluar nën dyshimin për veprën penale “marrëveshja për të kryer veprën penale vrasje e rëndë”. Kokalla është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz nën forca të shumta sigurie.

Video e marrë nga IndeksOnline.

 

 

naim murseli liridona ademaj

Sondazh

Poll