Bota

Shpërthen kamioni qe po transportonte gazit natyror të lëngshëm në Mongoli, gjashtë të vdekur dhe 11 të plagosur

Zyrtarët thanë se qindra zjarrfikës u dërguan për të shuar zjarrin pas përplasjes me një makinë në Ulaanbaatar të mërkurën në mëngjes. Të paktën 11 persona u plagosën, ndërsa zjarri po përhapej në ndërtesat aty pranë.

24 Janar 2024, 13:12 Nga E.d
Shpërthen kamioni qe po transportonte gazit natyror të
Zjarri

MONGOLI- Gjashtë persona kanë vdekur duke përfshirë dhe tre zjarrfikës pasi një kamion që po transportonte 60 ton gaz natyror të lëngshëm u përplas dhe shpërtheu në kryeqytetin e Mongolisë. Zyrtarët thanë se qindra zjarrfikës u dërguan për të shuar zjarrin pas përplasjes me një makinë në Ulaanbaatar të mërkurën në mëngjes. Të paktën 11 persona u plagosën, ndërsa zjarri po përhapej në ndërtesat aty pranë.

Erdenebold Sukhbaatar, një avokat 40-vjeçar, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se përplasja, e cila ndodhi pak pas orës 01:00 ishte ndjerë si një tërmet, por u pasua nga një dritë e fortë. Sainbuyan Amarsaikhan, zëvendëskryeministri i Mongolisë zbuloi se zjarrfikësit vdiqën në një shpërthim të dytë, i cili hodhi një pjesë të kamionit me shumë forcë, duke rezultuar në humbje tragjike të jetës. 

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave Mongole (NEMA) tha se zjarri u shua në orën 04:30 ai shtoi se katër fëmijë ishin në mesin e të plagosurve, duke përfshirë një që po trajtohej për helmim. Tani po bëhen pyetje rreth asaj se pse një tank që mbante një ngarkesë kaq të rrezikshme ishte lejuar të udhëtonte në lagjen e banimit, ku kishte shumë shkolla.

erdenebold sukhbaatar sainbuyan amarsaikhan

Sondazh

Poll