Bota

Qeveria 'Kurti' miraton projektligjin: Shqiptarët e Luginës mund të kenë prona në Kosovë

Me miratimin e projektligjit, ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu tha se tani shqiptarët e Luginës së Preshevës do të mund të kenë në pronësi prona në Kosovë.

24 Janar 2024, 12:56 Nga M.B
Qeveria 'Kurti' miraton projektligjin: Shqiptarët e Luginës
Foto ilustruese, Albin Kurti

KOSOVA- Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për 'të drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Kosovë'. Me miratimin e projektligjit, ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu tha se tani shqiptarët e Luginës së Preshevës do të mund të kenë në pronësi prona në Kosovë. Haxhiu kujtoi se duke pasur parasysh rrethanat dhe mungesën e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë, qytetarët e komunitetit shqiptarë në Luginë me dispozitat aktuale në fuqi të ligjit bazik u bëhet e pamundur fitimi i të drejtës pronësore.

“Duke pasur parasysh rrethanat dhe mungesën e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë, qytetarët e komunitetit shqiptarë në Luginë me dispozitat aktuale në fuqi të Ligjit bazik u bëhet e pamundur fitimi i të drejtës pronësore, pra bëhet e pamundur mundësia e blerjes së pronave në Kosovë, për shkak  të mungesës së reciprocitetit. Mbi këtë bazë ministria e Drejtësi ka ndërmarrë iniciativë ligjore për plotësim-ndryshim të ligjit bazik e ku qytetarët e komunitetit shqiptar nga Lugina do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit dhe mund të jenë titullar të të drejtave pronësore  në Kosovë sipas kushteve të përcaktuara me ligjin bazik”, ka thënë ajo

kosova lugina e presheves

Sondazh

Poll