Sport

Besiktasi i Fernando Santos humb sërish pikë në Superligën Turke...

Skuadra turke e trajnerit portugez doli bosh ndaj Adana Demirspor, në një ndeshje ku luajti praktikisht të gjithë pjesën e dytë me epërsi numerike.

24 Janar 2024, 11:28 Nga DOSJA

Besiktasi i Fernando Santos humb sërish pikë në Superligën

TURQI - Besiktas, i drejtuar nga portugez Fernando Santos, barazoi 0-0 dje ndaj Demirsporit, duke hapur xhiron e 22-të të Superligës Turke, pas disfatës së xhiros së mëparshme ndaj Pendikspor.

As fakti që Demirspor e luajti gjithë pjesën e dytë me inferioritet numerik, për shkak të përjashtimit të sulmuesit Yusuf Barasi në minutën e 48-të, nuk u shfrytëzua nga Besiktas për të rifilluar triumfet e tyre pas humbjes poshtëruese 4-0, të pësuar në javën e kaluar kundër një prej skuadrave të fundit në tabelën e ligës, si Pendikspor.

Fenerbahçe dhe Galatasaray kryesojnë kampionatin turk me 54 pikë (21 ndeshje), pasuar nga Trabzonspor me 37 (21) dhe Besiktas në vendin e katërt me 36 (22).

Që prej mbërritjes në Turqi në fund të janarit, Fernando Santos ka shënuar dy fitore, një barazim dhe një humbje si trajner i Besiktasit në kampionat, si dhe një triumf (4-0) në fazën e 32-të të Kupës, ndaj Eyupspor e nivelit të dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll