Sport

Manchester United dëshiron ‘ta heqë qafe’ Antony: Plani i “Djajve të Kuq” po ecën…

Menaxheri i klubit anglez ishte në Arabinë Saudite për të forcuar marrëdhëniet

24 Janar 2024, 11:19 Nga DOSJA

Manchester United dëshiron ‘ta heqë qafe’ Antony: Plani i

ANGLI - Manchester United ka një plan për të hequr qafe Antony. Braziliani kushtoi 100 milionë euro në arkën e klubit anglez, i cili erdhi nga Ajax, por nuk i bindi të gjithë në strukturën e skuadrës së “Djajve të Kuq”, të cilët tashmë duan të çlirohen prej tij…

Sipas 'London Evening Standard', plani tashmë është duke u zhvilluar dhe përfshin përpjekjen për të shitur lojtarin te një klub i Arabisë Saudite. 

John Murtough, drejtori sportiv i Manchester United, ishte në Kupën e Botës për Klube, të mbajtur në Arabinë Saudite në dhjetor dhe përfitoi nga rasti për të forcuar marrëdhëniet me drejtuesit e Ligës Pro Saudite.

Murtough mësoi se fokusi kryesor i sauditëve është Casemiro, por megjithatë ai u përpoq të vendoste Antony në orbitën e klubeve kryesore të vendit arab.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll