Aktualitet

U kapën me drogë gjatë operacioneve të ndryshme, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

Operacioni i parë u regjistruar në Mestre ke me ndihmën e qenit antidrogë u arrestua shqiptari i parë të cilit gjatë kontrollit në mjet i’u zbulua një fund i dyfishtë ku brenda u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 2 kg kokainë.

24 Janar 2024, 09:44 Nga N.F
U kapën me drogë gjatë operacioneve të ndryshme, vihen
Foto ilustruese

ITALI- Tre shqiptarë janë vënë në prangat e auroriteteve italiane pas tre aksioneve të ndryshme antidrogë të cilat u zhvilluan në vend. Operacioni i parë u regjistruar në Mestre ke me ndihmën e qenit antidrogë u arrestua shqiptari i parë të cilit gjatë kontrollit në mjet i’u zbulua një fund i dyfishtë ku brenda u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 2 kg kokainë.

Operacioni i dytë u zhvillua në San Salvo ku u arrestua një punëtor shqiptar ndërsa në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan mbi 1 kg droga të ndryshme si kokainë, marijuanë dhe hashash si dhe material për paketimin e drogës. Ndërsa i arrestuari i tretë u vendos në pranga në tentativë për të hyrë në Zvicër. Gjatë kontrollit të mjetit të tij janë gjetur dhe sekuestruar 100 gram kokainë si dhe disa gram heroinë.

policia italiane

Sondazh

Poll