Aktualitet

U kapën brenda fermës me 612 bimë kanabisi, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Spanjë

Ferma në fjalë ishte në pronësi të një fqinji pensionist, ndërsa shqiptarët e kishin marrë me qera.

24 Janar 2024, 10:04 Nga N.F
U kapën brenda fermës me 612 bimë kanabisi, arrestohen dy të
Plantacioni me kanabis

SPANJË- Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritet spanjolle pas zbulimit të një plantacion prej 612 bimë kanabisi. Operacioni u zhvillua në një fermë të vjetër shpendësh që ndodhet në zonën e Bassa del Montsia, në komunën e Ulldecona, Spanjë. Ferma në fjalë ishte në pronësi të një fqinji pensionist, ndërsa shqiptarët e kishin marrë me qera.

Më 18 janar, një operacion i përbashkët nga dy forcat e sigurisë u futën në fermë dhe agjentët gjetën një plantacion në prodhim të plotë, me gjithsej 612 bimë, si dhe dy persona, të cilët përfundimisht rezultuan se ishin përgjegjës për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura. 

Sipas mediave spanjolle në fermë ishin ngritur dy zona kultivimi, e dyta ishte duke u përgatitur për një korrje të dytë. Të gjitha bimët e konfiskuara tashmë janë shkatërruar. Dy personat e arrestuar janë dy të rinj, 27 dhe 19 vjeç, me origjinë nga Shqipëria.

spanje arrestim shqiptar

Sondazh

Poll