Bota

Pas 10 ditësh mbyllje, rihapet kufiri mes Afganistanit dhe Pakistanit

Një zyrtar afgan në postën kufitare Torkham shpjegoi se kamionët mund të kalonin pasi Pakistani më në fund pranoi se shoferët afganë nuk kanë nevojë për pasaporta dhe as viza për të hyrë në territorin e tij. Shumë afganë nuk kanë pasaporta.

23 Janar 2024, 15:37 Nga r.ll
Pas 10 ditësh mbyllje, rihapet kufiri mes Afganistanit dhe Pakistanit
foto e kufirit

AFGANISTAN- Kufiri Afganistan-Pakistan u rihap sot pas dhjetë ditësh mbyllje, ku mbetën të bllokuar mijëra kamionë, njoftuan zyrtarë nga të dy vendet. Një zyrtar pakistanez i kufirit konfirmoi në kushte anonimiteti, rihapjen e kufirit, duke shpjeguar se kjo u bë e mundur pas negociatave midis Islamabadit dhe Kabulit.

"Gjatë bisedimeve u ra dakord që deri më 31 mars, shoferët pakistanezë dhe afganë të mund të kalojnë kufirin pa vizë ose pasaportë ," shpjegoi ai. “Megjithatë nga 1 prilli, viza dhe pasaporta do të jenë të detyrueshme”, shtoi ai, shkruajnë mediat e huaja. 

Një zyrtar afgan në postën kufitare Torkham shpjegoi se kamionët mund të kalonin kufirin pasi Pakistani më në fund pranoi se shoferët afganë nuk kanë nevojë për pasaporta dhe as viza për të hyrë në territorin e tij. Shumë afganë nuk kanë pasaporta.

Mohammad Umer, një shofer kamioni, tha se kishte pritur 11 ditë në Torkham që rruga për në Pakistan t'u rihapte. Posta normalisht e ngarkuar e Torkhamit është mbyllur disa herë në muajt e fundit pasi Islamabadi largoi afganët pa dokumente nga Pakistani dhe shtrëngoi kërkesat e hyrjes.

Të paktën gjysmë milioni afganë janë kthyer në Pakistan që nga mesi i shtatorit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin. Torkham u mbyll përsëri më 12 janar për automjetet tregtare dhe udhëtarët që dëshironin të kalonin tranzit në Pakistan për arsye mjekësore.

Që atëherë, mijëra kamionë janë bllokuar në vend, disa prej të cilëve transportonin produkte ushqimore që prishen. Posta kufitare Chaman (Pakistan)/Spin Boldak (Afganistan), e dyta më e madhe midis dy vendeve, vijon të jetë e mbyllur. 

Marrëdhëniet Pakistan-Afganistan kanë qenë shumë të tensionuara muajt e fundit, me Islamabad që akuzon Kabulin se ka lejuar militantët islamikë në tokën afgane të komplotojnë sulme kundër Pakistanit.

afganistan pakistan

Sondazh

Poll