Bota

Makina merr para fermerët gjatë protestave në Francë, humb jetën 30-vjeçarja, plagosën rëndë bashkëshorti dhe vajza e viktimës

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe bashkëshorti dhe vajza e viktimës.

23 Janar 2024, 15:34 Nga N.F
Makina merr para fermerët gjatë protestave në Francë, humb
Pamje nga vendi i ngjarjes

FRANCË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë ku ka humbur jetën një fermere rreth të tridhjetave pasi u përplas nganjë makinë gjatë protestës mbarëkombëtare nga fermerët francezë. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe bashkëshorti dhe vajza e viktimës.

Mësohet se aksidenti në jug të Toulouse nuk ishte i qëllimshëm ndërsa ministri i Bujqësisë Marc Fesneau tha se ishte një “tragjedi për të gjithë”. Aksidenti i së martës erdhi pasi fermerët në të gjithë Francën zgjeruan bllokimet e tyre pas një takimi me kryeministrin Gabriel Attal, për të adresuar ankesat për rregulloret e reja mjedisore dhe rritjen e kostove të energjisë.

Të tre personat në makinë janë ndaluar të gjithë të cilët po udhëtonin nga Toulouse në Andorra. Një hetim është hapur për vrasje të rëndë, megjithëse prokurori lokal Olivier Mouysset theksoi se incidenti nuk dukej të ishte i qëllimshëm. 

france aksiden viktime

Sondazh

Poll