Bota

Takimi me Krapoviç, Këshilltari i Stoltenbergu për çështje ushtarake: Mali i Zi kontribuoi në misionet e NATO-s në Kosovë dhe Irak

Bauer njëkohëshisht edhe këshilltar për çështje ushtarake i Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës pas konference u shpreh se agjenda shumë ambicioze e NATO-s mund të realizohet vetëm nëse të gjithë kontribuojnë më shumë.

23 Janar 2024, 14:35 Nga N.F
Takimi me Krapoviç, Këshilltari i Stoltenbergu për
Foto ilustruese


MAL I ZI- Ministri i Mbrojtjes, Dragan Krapoviç gjatë konferëncës me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Rob Bauer u shpreh se duke vazhduar angazhimin në grupet luftarake shumëkombëshe në Letoni dhe Bullgari, Mali i Zi do të kontribuojë në rritjen e pranisë së forcave aleate në krahun lindor të Aleancës.

Bauer njëkohëshisht edhe këshilltar për çështje ushtarake i Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës pas konference u shpreh se agjenda shumë ambicioze e NATO-s mund të realizohet vetëm nëse të gjithë kontribuojnë më shumë. Më tej gjatë fjalës së tij Bauer u shpreh se gjatë shtatë viteve të fundit është treguar se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është i mirë për Malin e Zi, rajonin dhe Aleancën.

“Që nga anëtarësimi në NATO, Mali i Zi ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në zbatimin e reformave të mbrojtjes.Ju keni dhënë kontribute të shumta për sigurinë tonë të përbashkët dhe kjo përfshin dërgimin e trupave në grupet ushtarake të NATO-s në Letoni dhe Bullgari,” tha Bauer.

Këshilltari i Stoltenbergut shtoi se Mali i Zi kontribuoi në misionet e NATO-s në Kosovë dhe Irak. Bauer theksoi se është e rëndësishme të vazhdohet mbështetja e ukrainasve që po bëjnë një luftë të madhe.

“Ndihma për Ukrainën nuk është bamirësi, është një investim në sigurinë tonë, sepse rezultati i luftës në Ukrainë do të vendosë për fatin e botës”, tha Bauer, duke shtuar se lufta nuk ishte kurrë për sigurinë e Rusisë apo kërcënimin nga Ukraina apo NATO.

I pyetur nëse në takim është diskutuar për terrenin e stërvitjes ushtarake, Bauer tha se NATO kërkon që vendet të kenë disa kapacitete për sa i përket trupave dhe jo terreneve stërvitore.

nato mal i zi kosova misione

Sondazh

Poll