Sport

Tragjedi në Meksikë, një tifoz i vdekur dhe gjashtë të plagosur! - VIDEO

Ngjarjet e ndodhura pas derbit të Santos Laguna me Monterrey-n patën një fund tragjik me një mbështetës të këtij të fundit që humbi jetën pasi u sulmua me një makinë ferme.

22 Janar 2024, 23:59 Nga DOSJA
Tragjedi në Meksikë, një tifoz i vdekur dhe gjashtë të

MEKSIKE - Një tjetër episod dhune po trondit Meksikën, pasi në mbyllje të derbit të Santos Laguna me Monterrey-n për kampionatin e vendit, një tifoz i skuadrës mike humbi jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur një makinë i mori përpara.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë pranë stadiumit Santos në Torreon, kur pas ndeshjes, një pjesë e tifozëve të Monterrey ishin ndalur në një mensë dhe janë vënë re nga tifozët e Santos, të cilët i sulmuan me gurë.

Tifozët e Monterrey-t u përpoqën të largoheshin nga vendi i ngjarjes, por më pas, një makinë ferme u përplas me ta, duke vrarë një tifoz, ndërsa gjashtë të tjerë u dërguan në spital me plagë.

Sipas asaj që raportohet nga mediat e vendit, autoritetet kanë bërë arrestime, ndërsa nuk dihet nëse drejtuesi i makinës rurale ka qenë tifoz i Santos dhe ka përplasur tifozët e Monterrey-t me qëllim për t'i dëmtuar apo ka qenë aksident.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll