Aktualitet

Çështja Mc Gonigal/ Lala jep detaje për thirrjen e Agron Nezës në SPAK: E kanë pyetur se ku i ka gjetur paratë që i dha agjentit të FBI

Lala tha se Neza është pyetur për kontaktet që krijoi i pyeturi me agjentin McGonigal dhe se ku i ka gjetur të ardhurat që ia ka thënë ish-agjentit të FBI.

22 Janar 2024, 21:32 Nga h.k
Çështja Mc Gonigal/ Lala jep detaje për thirrjen e Agron
Klodiana Lala

TIRANË-Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për thirrjen e Agron Nezës në SPAK për 6 orë përballë prokurorëve të SPAK. Lala e ftuar në News 24 tha se Neza është pyetur për kontaktet që krijoi i pyeturi me agjentin McGonigal dhe se ku i ka gjetur të ardhurat që ia ka thënë ish-agjentit të FBI.

"Agron Neza është paraqitur sot në SPAK rreth orës 12 për të dhënë shpjegime si person që ka dijeni lidhur me skandalin McGonigal që shpërtheu fillimisht në SHBA dhe më pas në Shqipëri. Nuk është pranuar nga SPAK se ka një hetim, por kjo e fundit është vënë në lëvizje nga një kallëzim i Gazment Bardhit. Nuk mund të them shumë detaje me atë që ka deklaruar Neza sot, pasi shumë aspekte të dosjes janë të paqarta edhe për prokurorët që kanë kërkuar ndihmë në SHBA. Janë dy aktakuza nga SHBA, një ka të bëjë për shkeljen për oligarkun rus Deripaska dhe rasti që e lidh me Shqipërinë pritet të merret një vendim për të në muajin shkurt. Ajo që ne dimë për dëshminë e Nezës është se cilat ishin kontaktet e tij me McGonigal, ku i gjeti paratë që i dha, cilët persona e kanë kontaktuar, etj. 

Prokuroria është e rezervuar për këtë çështje edhe sepse procesi në SHBA ende nuk ka përfunduar. Gazment Bardhit po ashtu i është komunikuar që të mos ketë dalje publike lidhur me këtë rast."-tha gazetarja.

mc gonigal

Sondazh

Poll