Sport

Lionel Messi “kapet mat” përkrah aktores më të bukur në botë!

Ajo është e martuar dhe ka një djalë Manolo (33), dhjetë vite më parë ndërpreu martesën me biznesmenin dhe aktorin amerikan Nick Leba. Pas kësaj, në vitin 2015, ajo u martua me Joe Manganiello dhe ajo martesë zgjati shtatë vjet.

22 Janar 2024, 23:52 Nga DOSJA

Lionel Messi “kapet mat” përkrah aktores më të bukur

SHBA  - Magjistari i futbollit dhe perëndesha e aktrimit. Futbollisti më i mirë në botë Lionel Messi (36) është fotografuar në një restorant në Miami Beach me aktoren e famshme kolumbiano-amerikane Sofia Vergara (51).

Ajo iu bashkua Messit dhe gruas së tij Antonella në një grup të madh shoqëror, ku ishin edhe Luis Suarez me gruan e tij, Jordi Alba, Sergio Busquets...

Ish-ylli i Barcelonës tani kënaqen duke luajtur në Miami për klubin e David Beckham dhe Messi është sigurisht ylli më i madh i skuadrës dhe i të gjithë ligës amerikane të futbollit. Për këtë arsye Sofia Vergara, një nga aktoret më të bukura në botë, ka qenë e lumtur që ka qëndruar pranë tyre dhe sipas pamjeve duket se kanë kaluar mirë.

Lionel Messi “kapet mat” përkrah aktores më të bukur

Sofia Vergara ishte e famshme për reklamën e Pepsit që xhiroi në fund të viteve '80, kur ishte vetëm 17 vjeç, dhe në Amerikë filloi të fitonte popullaritet në muzikalin "Chicago" në Broadway në vitin 2009, si dhe në serialin "Modern Familja”, i cili u transmetua nga viti 2009 deri në vitin 2020.

Ajo është e martuar dhe ka një djalë Manolo (33), dhjetë vite më parë ndërpreu martesën me biznesmenin dhe aktorin amerikan Nick Leba. Pas kësaj, në vitin 2015, ajo u martua me Joe Manganiello dhe ajo martesë zgjati shtatë vjet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll