Bota

Bëri simbolin e shqiponjës me duar, Vulin ndalon këngëtaren nga Bosnja të futet në Serbi

Selma Bajrami, duke iu referuar burimeve në strukturat e sigurisë së Serbisë, u ndalua sot në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit teksa po tentonte të hynte në vend, dhe më pas u kthye menjëherë në aeroplanin që po fluturonte për në Sarajevë.

22 Janar 2024, 20:52 Nga r.ll
Bëri simbolin e shqiponjës me duar, Vulin ndalon këngëtaren
selma bajrami

SERBI - Ish-drejtori i Agjencisë Serbe për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandër Vulin, ka konfirmuar sot se këngëtares boshnjake Selma Bajrami, me urdhër të tij i është ndaluar hyrja në Serbi. 

Kjo për shkak sepse ajo para kamerave ka bërë shqiponjën me duar, simbolin e Shqipërisë së Madhe".

“Nuk mund të tregosh simbolet e 'Shqipërisë së Madhe' dhe të marrësh para në Serbi. Siç thashë, derisa isha në shërbim të Serbisë si drejtor i BIA-s, kam lëshuar një sërë urdhrash që kanë të bëjnë me të gjithë ata që shkelin dinjitetin e Serbisë dhe popullit tonë. Nuk e di se cilat urdhra mbeten në fuqi, por më së miri është që tradhtarët dhe ata që mendojnë se është e mundur të pështyhet Serbia pa u ndëshkuar, ta kontrollojnë vetë”, tha Vulin.

Selma Bajrami, duke iu referuar burimeve në strukturat e sigurisë së Serbisë, u ndalua sot në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit teksa po tentonte të hynte në vend, dhe më pas u kthye menjëherë në aeroplanin që po fluturonte për në Sarajevë.

Këngëtarja kishte treguar në nëntor se ishte kërcënuar pas performancës së saj në Sarajevë ku edhe interpretoi këngë shqipe.

selma bajrami

Sondazh

Poll