Bota

Pas akuzave për antisemitizëm, Elon Musk viziton kampin e Aushvicit

Udhëheqësit e shquar hebrenj e ftuan Musk të shihte vetë një nga vendet më simbolike të Holokaustit.

22 Janar 2024, 18:16 Nga E.d
Pas akuzave për antisemitizëm, Elon Musk viziton kampin e Aushvicit
Elon Musk

GJERMANI- Elon Musk ka vizituar kampin e shfarosjes së Aushvicit, pas kritikave të rënda për mënyrën se si "X" trajton postimet antisemite, por edhe ndjesën e Musk për mbështetjen e një teorie konspirative antisemitike. 

Udhëheqësit e shquar hebrenj e ftuan Musk të shihte vetë një nga vendet më simbolike të Holokaustit, ku më shumë se 1.1 milion njerëz u shfarosën gjatë Luftës së Dytë Botërore, gati një milion prej tyre hebrenj, shkruajnë  mediat e huaja

Musk, i shoqëruar nga djali i tij, vendosi një kurorë dhe mori pjesë në një shërbim përkujtimor, duke ndezur një qiri, gjatë një vizite private.

Pas komenteve pro-konspirative të Musk, reklamuesit kryesorë duke përfshirë Apple, Disney dhe IBM tërhoqën reklamat e tyre nga X. Musk i akuzoi ata se po përpiqeshin ta shantazhonin me para dhe u përgjigjën me sharje në një ngjarje publike. 

 

 

 

 

elon musk

Sondazh

Poll