Bota

Rënia e çatisë lëndoi rëndë një 23-vjeçare, arrestohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës dhe përgjegjësi i kompanisë që kreu punimet

Gjithashtu bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e 23 vjeçares që u lëndua mbetet kritike.

22 Janar 2024, 19:09 Nga r.ll
Rënia e çatisë lëndoi rëndë një
foto nga catia e rene

KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se lidhur me rastin e rënies së çatisë të objektit të Komunës së Prishtinës janë ndaluar dy persona.

Bëhet fjalë për zyrtar të komunës dhe personin përgjegjës të kompanisë që ka kryer punimet, shkruajnë mediat në Kosovë.  Gjithashtu bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e 23 vjeçares që u lëndua mbetet kritike.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e rënies së çatisë të objektit të Kadastrit të Komunës së Prishtinës, më 18.01.2024, ku si pasojë e kësaj ngjarjeje mbeti e lënduar rëndë një qytetare e Republikës së Kosovës dhe gjendja e saj shëndetësore mbetet ende kritike, si dhe në këtë ngjarje u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, me ç’ rast në vazhdën e veprimeve hetimore, sot me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në këtë rast, njëri nga ta është zyrtar i Komunës së Prishtinës me inicialet Y.J., përderisa personi tjetër i ndaluar me aktvendim të prokurorit është person përgjegjës i Kompanisë punuese për vend punishten e kompanisë në fjalë me inicialet B.B”, thuhet në njoftim.

“Po ashtu, ju njoftojmë se nga ana e Prokurorit të Shtetit është angazhuar eksperti gjyqësor nga lëmia e ndërtimtarisë në këtë çështje penale, në të cilën po vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me institucionet relevante”, përfundon njoftimi i Porkurorisë.

komuna e prishtines

Sondazh

Poll