Bota

"Pse u dhunua dhe keqtrajtua Sanduloviç?"/ Vuçiç i shmanget pyetjes së gazetarit: Mësoni të silleni më mirë (VIDEO)

Ky i fundit dyshohet se u arrestua dhe u keqtrajtua pasi bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Fillimisht gazetarin tentoi ta largonte një nga truprojat e Vuçiç.

22 Janar 2024, 18:47 Nga r.ll
"Pse u dhunua dhe keqtrajtua Sanduloviç?"/ Vuçiç
aleksander vuçiç

SHKUP- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk ka pranuar të japë përgjigje pyetjes së një gazetari në Shkup për sjelljen e institucioneve serbe ndaj politikanit serb, Nikola Sanduloviç.

Ky i fundit dyshohet se u arrestua dhe u keqtrajtua pasi bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Fillimisht gazetarin tentoi ta largonte një nga truprojat e Vuçiç.

BISEDA:

“Jo, jo. Pa fotografi!”, i tha ai gazetarit.

“Jemi media”, i tha gazetari shqiptar, Furkan Saliu.

“Është OK, por jo tani”, i tha truproja.

“Z. Vuçiç, përse nuk e mbajtët konferencën e përbashkët sot?”, vazhdoi me pyetjen gazetari.

“Nuk ju kuptoj”, i tha Vuçiç.

“Përse nuk u mbajt konferenca e pëbrashkët?”, pyeti sërish gazetari.

“Ku ta dijë unë. Pyetni organizatorin”, ia ktheu Vuçiç.

Më pas, gazetari shqiptar e pyeti për Sanduloviç.

“Përse kështu silleni me Sanduloviç?”, i tha ai.

Në këtë moment, Vuçiç u fut në veturë, duke thënë: “Ju duhet të mësoni të silleni më mirë”.

aleksandër vuçiç nikola sanduloviç

Sondazh

Poll