Bota

Panik në Stamboll/ Një person sulmon me thikë kalimtarët, 8 prej tyre përfundojnë në spital (VIDEO)

Autori u identifikua pasi u ekzaminuan kamerat e sigurisë, të cilat kanë regjistruar edhe momentet kur personi ka goditur me thikë një person.

22 Janar 2024, 17:10 Nga r.ll
Panik në Stamboll/ Një person sulmon me thikë kalimtarët, 8
pamje nga rrugica

TURQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stambollin në Turqi, ku një person ka sulmuar me thikë çdo kalimtar që kalonte në rrugicën ku ishte ai. 

Sipas mediave turke, 8 persona janë dërguar në spital, ndërsa policia ka nisur operacionin për kapjen e autorit.

Ky i fundit u identifikua pasi u ekzaminuan kamerat e sigurisë, të cilat kanë regjistruar edhe momentet kur personi ka goditur me thikë një person.

sulm ne turqi

Sondazh

Poll