Bota

Rrëshqitje masive dheu në Kinë, tetë persona humbin jetën

Gjithsej 18 shtëpi u pwrfshinw nw shembwn dhe më shumë se 500 njerëz ngelwn nwn rrwnoja.

22 Janar 2024, 16:31 Nga E.d

Rrëshqitje masive dheu në Kinë, tetë persona humbin

shembja e dheut

KINË- Tetë personave kanë humbur jetën pas një rrëshqitje dheu në Kinën jugperëndimore. Rrëshqitja e dheut ndodhi në fshatin malor Liangshui në provincën Yunnan në orët e para të mëngjesit. 

Gjithsej 18 shtëpi u prekën nga shembja e dheut dhe më shumë se 500 njerëz u evakuuan. Presidenti kinez Jinping u kërkoi zyrtarëve lokalë që të rrisin shpejt përpjekjet e shpëtimit.

Më shumë se 300 punëtorë shpëtimi u vendosën së bashku me dhjetëra makina zjarrfikëse dhe pajisje për lëvizjen e tokës, sipas CNN. Presidenti kinez Xi Jinping u kërkoi zyrtarëve lokalë që të rrisin shpejt përpjekjet e shpëtimit. Xi gjithashtu u bëri thirrje zyrtarëve në të gjithë Kinën që të jenë në gatishmëri të lartë për të shmangur çdo aksident të madh ndërsa festimet e Vitit të Ri kinez afrohen.

Malet e largëta të Yunnan janë të prirur për rrëshqitje të dheut, për shkak të shpateve të pjerrëta dhe tokës së paqëndrueshme. Sipas Administratës Meteorologjike të Kinës, pjesa më e madhe e Kinës jugore, përfshirë Yunnanin, është në mes të një krize të ftohtë, me temperatura që bien afër ose nën zero.

 

 

 

 

xi jinping

Sondazh

Poll