Sport

Tragjedi në Guine! Disa të vrarë dhe të plagosur gjatë festimeve, pas fitores kundër Gambias në Kupën e Afrikës...

Disa njerëz u vranë gjatë festimeve të fitores së Guinesë kundër Gambias në Kupën e Kombeve Afrikane (1-0) të premten e kaluar në kryeqytetin Conakry.

22 Janar 2024, 12:48 Nga DOSJA

Tragjedi në Guine! Disa të vrarë dhe të plagosur gjatë

GUINE - Festë e trishtë në Guine. Sipas BBC, gjashtë tifozë të kombëtares së Guinesë vdiqën gjatë festimeve, pas fitores kundër Gambias (1-0), të premten e kaluar. 

Tifozët e Guinesë dolën në rrugë menjëherë pas bilbilit të fundit, duke krijuar lëvizje të mëdha turmash në Conakry, kryeqyteti i vendit.

Të rinjtë, me tepricë në motoçikleta, ose të ulur mbi automjete, pushtuan arteriet e Conakry, gjatë këtyre demonstrimeve, gjatë të cilave u plagosën disa dhjetëra persona, mësoi AFP nga një burim policor.

“Ajo që është e rëndësishme është se tifozët tanë dhe publiku duhet të festojnë në një mënyrë shumë të matur”,- tha për “BBC Sport Africa”, Amadou Makadji, zëdhënës i Federatës së Futbollit të Guinesë. Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos e vënë veten në rrezik, sepse qëllimi i futbollit është të sjellë gëzim dhe të mos lërë familje të pikëlluara”.

Me këtë fitore ndaj Gambisë, Guinea po i afrohet fazës së 16-të të Kupës së Kombeve të Afrikës para ndeshjes kundër Senegalit të martën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll