Sport

Australia Open mbetet pa nëna: Azarenka dhe Svitolina, eliminohen në raundin e 16-të!

Tetë nënat teniste, që u paraqitën në shortin individual kanë dashur të imitojnë suksesin e Kim Clijsters në US Open 2009 dhe 2010 dhe Australian Open 2011...

22 Janar 2024, 09:00 Nga DOSJA

Australia Open mbetet pa nëna: Azarenka dhe Svitolina, eliminohen në

AUSTRALI - Kim Clijsters në US Open 2009 dhe 2010 dhe Australian Open 2011, u bënë nënat e fundit që fituan një 'Grand Slam'. Para belges, Evonne Goolagong që e kishte arritur këtë në Wimbledon (1980).

Tetë nëna aspiruan ta imitonin Clijsters në këtë edicion të parë madhor: Naomi Osaka, Angelique Kerber, Caroline Wozniacki, Victoria Azarenka, Elena Svitolina, Tatiana Maria, Yanina Wickmayer dhe Taylor Townsend.

Mirëpo, ato kanë rënë të gjitha, njëra pas tjetrës, derisa dy janë në raundin e 16-të: Elina Svitolina dhe Victoria Azarenka. Të dyja u përshëndetën këtë të hënë para të rejave: çekes Linda Noskova (19) dhe ukrainase Dayana Yastremska (23).

Tërheqja e Svitolina…

E dhimbshme ishte eliminimi i Svitolinës, e cila u detyrua të tërhiqej ndaj Noskova me rezultatin 3-0 për shkak të një problemi me shpinën. Në rastin e Yastremska, rezultati ishte 7-6 (6) dhe 6-4. Dy përfaqësuese të gjeneratës së re të WTA do të garojnë për një vend në gjysmëfinale.

Kujtojmë se Serena Williams, e cila debutoi si nënë me 23 tituj 'Grand Slam', nuk mundi ta kalonte këtë numër kur u kthye në garat zyrtare. Në fakt, më së shumti që bëri ishte ngritja e një trofeu të vogël si ai në Auckland, në kategorinë 250.

Australiania Margaret Court, në Australian Open të vitit 1973, u bë kampionja e parë nënë e një turneu madhor. Këtë do të përsëriste të njëjtin vit në baltën e Roland Garros dhe sipërfaqen e fortë të US Open.

Titulli i dyfishtë…

Çekia Barbora Strycova ishte e suksesshme në rikthimin e saj në fusha në edicionin e fundit të Wimbledon. Ajo fitoi garën në dyshe me Su-Wei Hsieh. Më vonë, ajo njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së dytë dhe se do të largohej sërish nga konkursi. 

Elena Vesnina dëshiron të ndjekë hapat e Strycovës dhe të kthehet pas lindjes së dy fëmijëve.  Belinda Bencic, 26 vjeç, dhe Petra Kvitova, 33, nuk do të luajnë këtë sezon pasi janë shtatzënë.  Rikthimi i tyre pritet në vitin 2025.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll