Sport

Xavi për arbitrat dhe Realin: “Nëse flas hapur, do të ndëshkohem, të gjithë e panë se çfarë ndodhi”

Trajneri i Barcelonës pas ndeshjes me Betisin hodhi “kunjat” e tij për arbitrimin e ndeshjes së Real Madridit me Almerian.

22 Janar 2024, 10:25 Nga DOSJA
Xavi për arbitrat dhe Realin: “Nëse flas hapur, do të

SPANJE - Barcelona mori një fitore të rëndësishme kundër Betisit që i lejon ata të vazhdojnë të ëndërrojnë për titullin e ligës. Pas ndeshjes, Xavi u shpreh i kënaqur me fitoren dhe përveç vlerësimit të paraqitjes së skuadrës, foli edhe për arbitrimin e kontestuar në ndeshjen Real Madrid-Almeria.

“Do të jetë shumë e vështirë për ta fituar këtë kampionat. Nëse flas, do të ndëshkohem, por të gjithë e panë se çfarë ndodhi. E kam thënë edhe më parë se ka gjëra që nuk përshtaten në këtë ligë. Gjëra që nuk mund t'i kontrollojmë, por të gjithë i shohim. Më kujtohet penalltia në Granada, goli i Joa Felix ndaj Granadës dhe askush nuk thotë asgjë. Tashmë do të kishim gjashtë pikë më shumë. Nuk është justifikim, por realitet”, tha ai konkretisht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll