Bota

Bërnabiç: Presidenti ynë në Shkup po lufton për Kosovën

Sipas Bërnabiç, këto takime janë të rëndësishme si për ekonominë ashtu edhe për çështjet politike të Serbisë.

22 Janar 2024, 09:39 Nga M.B
Bërnabiç: Presidenti ynë në Shkup po lufton për
Aleksandër Vuçiç dhe Ana Bërnabiç

SERBIA- Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se presidenti Aleksandër Vuçiç ka pasur një sërë takimesh 'të suksesshme' në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Sipas Bërnabiç, këto takime janë të rëndësishme si për ekonominë ashtu edhe për çështjet politike të Serbisë. Që prej mbrëmjes së djeshme, Vuçiç ndodhet në Shkup për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së, ku, sipas saj, “vazhdon të luftojë për Kosovën”.

Ajo ka shtuar se “fatkeqësisht nuk mund të flasë publikisht për të gjitha, por se pret që rezultatet pozitive të takimeve në Davos të ndihen edhe në Serbi në muajt e ardhshëm”.

“Mendoj se kjo është hera e dhjetë që presidenti Vuçiç ishte në Davos dhe mendoj se kjo ishte një nga shfaqjet e tij më të suksesshme atje. Shumë takime të mira dhe të rëndësishme për Serbinë. U mbajt një darkë jashtëzakonisht e rëndësishme, ajo ka qenë e tipit të mbyllur e organizuar nga presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende dhe Gerard Cohen. Ishte i rëndësishëm si ekonomikisht ashtu edhe politikisht për Serbinë. Besoj se do të shohim rezultatet pozitive të kësaj në muajt në vijim. Aleksandër Vuçiç vazhdon të punojë dhe ai tashmë ka udhëtuar në Shkupi dhe vazhdon të udhëheqë luftën për Kosovën. Nuk ka të ndalur këtu, kjo luftë po bëhet çdo ditë”, e ka deklaruar Bërnabiç në televizionin serb “TV Pink”.

samiti be-ballkani perendimor serbia

Sondazh

Poll