Bota

U zhdukën në brigjet e Somalisë, pas 10 ditësh kërkime gjenden të pajetë dy anëtarët e forcave speciale amerikane

Sipas një njoftimi nga Komanda Qendrore e SHBA-së dy amerikanët nuk ia kanë dalë të mbijetojnë dhe kanë humbur jetën.

22 Janar 2024, 09:41 Nga N.F
U zhdukën në brigjet e Somalisë, pas 10 ditësh kërkime
Foto ilustruese

SHBA- Pas 10 ditesh kërkime më në fund është zbukuar fati i dy anëtararë të marinës amerikane të cilët u zhdukën në brigjet e Somalisë më 11 janar. Sipas një njoftimi nga Komanda Qendrore e SHBA-së dy amerikanët nuk ia kanë dalë të mbijetojnë dhe kanë humbur jetën.

Skuadrat nga SHBA, Japonia dhe Spanja kërkuan më shumë se 21,000 milje katrorë në përpjekje për të gjetur dy të humburit. Dy marinarët po hipnin në një anije në kërkim të armëve të paligjshme iraniane kur njëri ra në ujë dhe i dyti u hodh pas tij për ta shpëtuar. SHBA ka një prani të vogël ushtarake në Somali për shkak të kërcënimeve të grupit militant  al-Shabaab, një organizatë ekstremiste islamike që ka kryer sulme kundër qeverisë somaleze. SHBA e ka shpallur al-Shabaab një organizatë terroriste. Përveç trajnimit të forcave somaleze, SHBA është koordinuar gjithashtu me qeverinë somaleze për të  kryer sulme kundër al-Shabaab.

 

shba somali kerkim forca speciale

Sondazh

Poll