Bota

Kryeministri sllovak: Ukraina duhet të heqë dorë nga një pjesë e territorit për t'i dhënë fund luftës

Fico më tej gjatë fjalës së tij shtoi se është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

22 Janar 2024, 09:28 Nga N.F
Kryeministri sllovak: Ukraina duhet të heqë dorë nga një
Robert Fico

SLLOVAKI- Kryeministri sllovak, Robert Fico në një deklaratë së fundmi është shprehur se dhënia e një pjese të territorit ukrainas Rusisë është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës mes dy vendeve. Fico më tej gjatë fjalës së tij shtoi se është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

“Duhet të ekzistojë një lloj kompromisi. Çfarë po presin, që rusët do të braktisin Krimenë, Donbasin dhe Luhanskun? Është jo reale”, tha Fico për televizionin publik sllovak RTVS.

Fico mori detyrën në dhjetor të vitit të kaluar, pasi që partia e tij e majtë Smer fitoi në zgjedhjet e shtatorit me premtimin se do të ndalet së dërguari armë në Kiev, do të bllokojë anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO dhe do të kundërshtojë sanksionet ndaj Rusisë. Para takimit të planifikuar me kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, Fico në një intervistë ka ripërsëritur kundërshtimin që Ukraina t’i bashkohet NATO-s.

“Do t’i them se jam kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe se do të vendosë veto”, shtoi kryeministri sllovak. Kjo do të ishte një arsye për Luftën e Tretë Botërore, asgjë tjetër. Ukraina nuk është vend i pavarur dhe sovran sepse është nën ndikimin dhe kontrollin total të Shteteve të Bashkuara”, tha Fico.

Sipas tij, Ukraina është një prej shteteve më të korruptuara në botë. Madje kryeministri sllovak javën e kaluar mbështeti homologun hungarez Viktor Orban lidhur me bllokimin e pakos së ndihmës të BE-së për Ukrainën që kap vlerën e 50 miliardë eurove.

robert fico lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll