Sport

VIDEO/ Liverpooli fiton me 'poker' golash ndaj Bournemouthit, Diogo Jota dhe Nunez heronjtë e ndeshjes me nga një dopiedë…

Liverpool mundi Bournemouth 4-0, në raundin e 21-të të Premier League, falë një dopieje të Diogo Jota dhe një tjetër të Darwin Núñez.

21 Janar 2024, 20:03 Nga DOSJA

VIDEO/ Liverpooli fiton me 'poker' golash ndaj Bournemouthit, Diogo

ANGLI - Ishte uruguajani Darwin Nunez ai që hapi rezultatin, vetëm pas katër minutave të para të pjesës së dytë, i asistuar pikërisht nga portugezi Diogo Jota, i cili shënoi dy golat e radhës: fillimisht në minutën e 71-të dhe më pas në të 80-tën. 

Ndërkombëtari portugez Jota, i cili tashmë kishte asistuar për golin e parë të ndeshjes, 'shënoi dy herë në favor të “Reds”.

Ndërkohë, që edhe uruguajani Nunez shënoi sërish, në kohën e shtuar (90’+3), pas një krosimi të Joe Gomez, duke u bërë lojtari i parë në ligë që arrin 10 gola dhe 10 asistime këtë sezon në të gjitha garat.

Me këtë triumf, skuadra e Jurgen Klopp rrit epërsinë në krye të kampionatit, provizorisht në pesë pikë, kur Manchester City ka një ndeshje më pak se ‘Reds’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll