Aktualitet

EMRI/ Me plagë nga thika, gjendet i pajetë në pyll 39-vjeçari shqiptar në Itali

Mediat italiane raportojnë se në trupin e 40-vjeçarit Bledar Dedja janë konstatuar plagë të shumta thike dhe se ai u gjet jashtë makinës së tij, një 'Mercedes B class', e cila u gjet e mbyllur.

21 Janar 2024, 17:45 Nga M.B
EMRI/ Me plagë nga thika, gjendet i pajetë në pyll
Bledar Dedja

ITALI- 39-vjeçari me origjinë shqiptare, Bledar Dedja është gjetur pa shenja jete në një zonë pyjore në Paderno del Grappa në Treviso të Italisë. Mediat italiane raportojnë se në trupin e 39-vjeçarit Bledar Dedja janë konstatuar plagë të shumta thike dhe se ai u gjet jashtë makinës së tij, një 'Mercedes B class', e cila u gjet e mbyllur.

Ka qenë familja e tij ajo që ka ngritur alarmin për zhdukjen e 39-vjeçarit që banonte në Asolo, pasi prej mbrëmjes së të shtunës nuk kishin patur asnjë kontakt me të. Mësohet se zbulimi i trupit të pajetë u bë mëngjesin e së dielës, rreth orës 9:30.

italia shqiptare

Sondazh

Poll