Sport

‘Mea culpa” e El Shaarawy: "José Mourinho u largua, duke paguar për gabimet tona"

Lojtari italian shpreh keqardhje për largimin e portugezit, por është i kënaqur që De Rossi do të jetë zëvendësuesi i tij

21 Janar 2024, 10:37 Nga DOSJA
‘Mea culpa” e El Shaarawy: "José Mourinho u largua,

ITALI - Stephan El Shaarawy asistoi golin e parë të Romës në fitoren 2-1 kundër Veronës dhe pas ndeshjes ai komentoi largimin e José Mourinhos, duke pranuar se lojtarët ishin fajtorë për largimin e tij:

“Ka një zhgënjim nga ana e publikut për shkak të periudhës që po kalojmë dhe shkarkimit të Mourinhos. Për ne ishte e rëndësishme të fillonim sërish bashkë. Gjithmonë kemi punuar dhe kemi dalë në fushë për të mirën e Romës.  Sot ishte një fitore e madhe dhe ne jemi të lumtur. José Mourinho u largua duke paguar për gabimet tona, por përgjegjësia është e të gjithëve”.

Megjithatë, italiani ishte i kënaqur që ishte një ish-legjendë e ‘verdhekuqve’ si De Rossi zëvendësoi trajnerin portugez: “Ai është fantastik, një lider i madh brenda dhe jashtë fushës. Ai është po aq i vendosur si trajner, sa ishte si lojtar.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Janar 2024, 09:51

Sauditët e Al Hilal thyejnë bankën…

ARABIA SAUDITE - Dalja e futbollit saudit në skenën botërore tashmë po 'i jep frytet'.  Shpenzimet e kësaj vere kanë qen&eu...