Art&Argëtim

FOTO/ Naomi Campbell shfaqet me krahë të rremë prej ari në pistën e sfilatës së “Balmain"

53-vjeçarja veshi një pjesë të çuditshme prej ari në kokë që kalonte vertikalisht poshtë fytyrës së saj, si dhe krahë fals ari të lidhur me një rrip që mbante një buqetë metalike lulesh.

21 Janar 2024, 16:54 Nga M.B

 

FOTO/ Naomi Campbell shfaqet me krahë të rremë prej ari në
Naomi Campbell

 

PARIS- Modelja Naomi Campbell u shfaq në pasarelë në shfaqjen e përvitshme të modës 'Balmain' gjatë “Javës së Modës” në Paris të shtunën. 53-vjeçarja veshi një pjesë të çuditshme prej ari në kokë që kalonte vertikalisht poshtë fytyrës së saj, si dhe krahë fals ari të lidhur me një rrip që mbante një buqetë metalike lulesh. Naomi dukej sensacionale në ansamblin e çuditshëm, i cili kishte gjithashtu një bluzë të hapur te gjoksi dhe pantallona me bel të lartë, shkruan DailyMail.

Pamja u kompletua me një pallto camel, e cila vishej pa mundim mbi supet e modeles. Noami shfaqi besim në pasarelë si modelja e vetme femër dhe më vonë mbajti duart me krijuesin e markës luksoze Olivier Rousteing për finalen e shfaqjes.

 

naomi campbell

Sondazh

Poll