Art&Argëtim

“Joy Awards 2024”, Bebe Rexha shfaqet krah partneres së Cristiano Ronaldos

Bebe ka befasuar ndjekësit duke ndarë një fotografi të veçantë ku ajo shfaqet përkrah Georgina Rodriguez, e dashura e futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo.

21 Janar 2024, 14:24 Nga M.B
“Joy Awards 2024”, Bebe Rexha shfaqet krah partneres së
Bebe Rexha dhe Georgina Rodriguez

ARABI- Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka marrë pjesë në ceremoninë e “Joy Awards 2024”, e cila u mbajt së fundmi në Arabi. Bebe ka ndarë në Instagram disa imazhe ku ajo shfaqet e veshur me të zeza. Por jo vetëm kaq, ajo ka befasuar ndjekësit duke ndarë një fotografi të veçantë ku ajo shfaqet përkrah Georgina Rodriguez, e dashura e futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo. Georgina gjithashtu ka shkëlqyer në event, duke u shfaqur me një fustan velluzues ngjyrë argjendi.

Paraqitja e saj në “Joy Awards 2024” konfirmon statusin e Bebes si një nga yjet më të ndritshëm dhe të ndjekur në skenën botërore muzikore.

bebe rexha gerogina rodriguez

Sondazh

Poll