Art&Argëtim

Seriali Griselda/ Sofia Vergara dhe Netflix paditen nga familja e 'mamasë së kokainës' për përdorim imazhi

Një padi e marrë nga TMZ dhe e lansuar nga fëmijët e rritur të Blanco-s që veprojnë si përfaqësues të saj, emëron Vergar-ën si të pandehur së bashku me Netflix.

20 Janar 2024, 14:31 Nga S.B
Seriali Griselda/ Sofia Vergara dhe Netflix paditen nga familja e
Pamje nga seriali 'Griselda'

SHBA- Aktorja kolumbiane Sofia Vergara është paditur nga familja e Griselda Blanco-s, e cila dëshiron të bllokojë serialin e ri të Netflix për përdorimin e paautorizuar të imazhit dhe ngjashmërisë së familjes së tyre. Vergara, 51 vjeç, e cila u padit nga djali i 'Cocaine Godmother' Blanco, për serialin që tregon historinë se si mbretërimi legjendar i Blanco-s i hapi rrugën kartelit më famëkeq kolumbian.

Një padi e marrë nga TMZ dhe e lansuar nga fëmijët e rritur të Blanco-s që veprojnë si përfaqësues të saj, emëron Vergar-ën si të pandehur së bashku me Netflix. Seriali do të publikohet më 25 janar, por familja po përpiqet të bllokojë publikimin e tij dhe ka kërkuar nga një gjykatës një urdhër. Djali i Giseldës, Michael Corleone Blanco, pretendon se ai ka bërë intervista prej vitesh për të hedhur në letër historinë e tij dhe të nënës së tij, me shpresën se një ditë do kthehet në një serial.

sofia vergara griselda blanco netflix griselda netflix

Sondazh

Poll