Art&Argëtim

Ylli i “The little mermaid “, Halle Bailey tregon pse e mbajti sekret shtatzëninë e saj

Ajo gjithashtu falënderoi fansat që ishin të sjellshëm dhe mirëkuptues, veçanërisht me vendimin e saj për të pritur për të ndarë diçka kaq të shenjtë dhe të bukur.

20 Janar 2024, 12:48 Nga S.B
Ylli i “The little mermaid “, Halle Bailey tregon pse e mbajti
Halle Bailey

SHBA- Halle Bailey ka zbuluar pse e mbajti të fshehtë shtatzëninë e saj, pavarësisht se disa fansa e kishin kuptuar se ajo ishte tashmë në pritje të ëmbël.

Duke postuar në Snapchat-in e saj këtë javë, e duke ju përgjigjur disa pyetjeve nga fansat, nëna e re e djalit Halo, i cili lindi në Dhjetor të 2023-shit ,tha se thjesht donte të sigurohej që të kalonte një kohë të bukur dhe të shëndetshme, gjatë gjithë rrugëtimit të saj të shtatzënisë. Ajo gjithashtu falënderoi fansat që ishin të sjellshëm dhe mirëkuptues, veçanërisht me vendimin e saj për të pritur për të ndarë diçka kaq të shenjtë dhe të bukur.

“Sinqerisht, unë qëndrova larg të gjitha mediave sociale. Unë me të vërtetë u përpoqa të mbaja veten të arsyeshme dhe e di që kishte shumë njerëz që gjithmonë komentonin dhe thonin: “Ne e dimë vajzë, ne e dimë”, tha ajo.

halle bailey shtatëzani thelittlemermaid sirena e vogel

Sondazh

Poll