Bota

Udhëtmi i parë në krye të 'G7', Meloni takim me Erdogan në Stamboll

Ky është udhëtimi i parë zyrtar i kryeministres italiane jashtë shtetit pasi vendi i saj mori presidencën e 'G7'.

21 Janar 2024, 16:00 Nga M.B

 

Udhëtmi i parë në krye të 'G7', Meloni takim me
Giorga Meloni dhe Recep Tayyip Erdogan

 

TURQIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u takua me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Stamboll të shtunën. Ky është udhëtimi i parë zyrtar i kryeministres italiane jashtë shtetit pasi vendi i saj mori presidencën e 'G7'.  Të dy qeveritë synojnë tashmë të rrisin vlerën e tregtisë midis vendeve të tyre në 32.7 miliardë dollarë (30 miliardë euro) deri në vitin 2030 nga rreth 25 miliardë euro aktualisht, sipas një zyrtari të informuar për bisedimet. Emigrimi ishte gjithashtu një pikë tjetër diskutimi, me të dy vendet që shikonin një marrëveshje me Libinë për të forcuar bashkëpunimin. Sipas mediave italiane, të tre vendet mund të nënshkruajnë një marrëveshje për migracionin para verës.

Takimi me dyer të mbyllura shënon takimin e tretë personal midis Melonit dhe Erdoganit, pas takimeve të tyre në samitin e NATO-s në Vilnius korrikun e kaluar dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork në shtator. Liderët mbajtën gjithashtu një telefonatë dy muaj më vonë, ku Erdogan shprehu dëshirën e tij për të kërkuar "drejtësi ndërkombëtare për krimet e luftës izraelite".

recep tayyip erdoğan giorgia meloni

Sondazh

Poll