Bota

Lufta në Ukrainë-Rusi/ 25 të vrarë nga bombardimet në Donetsk

Sipas Alexei Kulemzin, kryebashkiaku i emëruar nga Rusia, forcat ukrainase bombarduan një zonë të frekuentuar, ku kishte dyqane dhe një treg.

21 Janar 2024, 15:08 Nga M.B
Lufta në Ukrainë-Rusi/ 25 të vrarë nga bombardimet në
Foto ilustruese

UKRAINA- Njëzet e pesë persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën kur forcat ukrainase bombarduan qytetin Donetsk të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën lindore. Sipas Alexei Kulemzin, kryebashkiaku i emëruar nga Rusia, forcat ukrainase bombarduan një zonë të frekuentuar, ku kishte dyqane dhe një treg. Mësohet se shërbimet e urgjencës po punonin në vendngjarje dhe se ekspertët po përpiqeshin gjithashtu të mbledhin fragmente të armëve të përdorura në sulm.

Donetsk është një nga katër rajonet e Ukrainës të aneksuar nga Rusia vitin e kaluar, një veprim i dënuar nga shumica e vendeve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll