Bota

VIDEO/ Një asteroid i vogël ndriçoi qiellin e Gjermanisë dhe ra në perëndim të Berlinit

90 minuta para se të fluturonte nëpër qiell mbi Evropë në natën midis së shtunës dhe të dielës, NASA njoftoi se një asteroid i vogël do të godiste Tokën.

21 Janar 2024, 14:41 Nga M.B
VIDEO/ Një asteroid i vogël ndriçoi qiellin e Gjermanisë
Foto ilustruese

GJERMANI- Një asteroid i vogël i emërtuar si 'Sar2736' goditi Tokën të shtunën, në zonën perëndimore të Berlinit, duke ndriçuar qiellin mbi Gjermani. 90 minuta para se të fluturonte nëpër qiell mbi Evropë në natën midis së shtunës dhe të dielës, NASA njoftoi se një asteroid i vogël do të godiste Tokën. Asteroidi, rreth një metër në diametër, nuk përbënte asnjë rrezik për njerëzit. Megjithatë, ekzistonte mundësia që asteroidi të mund të godiste asteroidë të tjerë që ndodheshin në afërsi të tij.

Krisztián Sárneczky, ‘gjuetari’ i asteroidëve është bërë i famshëm për zbulime të tilla, duke përfshirë një që ra në Francë në 2023 dhe një tjetër që ra në Oqeanin Arktik në 2022.

asteroid gjermania

Sondazh

Poll