Bota

Netanyahu kundër krijimit të një shteti palestinez/ Sekretari britanik i Mbrojtjes: Deklaratat e tij janë zhgënjyese

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se ai i përsëriti presidentit amerikan Joe Biden qëndrimin e tij për mundësinë e një shteti palestinez, duke këmbëngulur në kërkesën për siguri.

21 Janar 2024, 13:52 Nga r.ll
Netanyahu kundër krijimit të një shteti palestinez/ Sekretari
joe biden, benjamin netanyahu

BRITANI- Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps e përshkroi sot si zhgënjyese, deklaratën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kundërshtoi krijimin e një shteti palestinez.

"Është zhgënjyese të dëgjosh këtë nga kryeministri izraelit," tha Grant Shapps, duke shtuar se për Britaninë nuk ka asnjë opsion tjetër përveç një zgjidhje me dy shtete për të zhdukur konfliktin në rajon, shkruajnë mediat e huaja.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se ai i përsëriti presidentit amerikan Joe Biden qëndrimin e tij për mundësinë e një shteti palestinez, duke këmbëngulur në kërkesën për siguri. Dy liderët patën një bisedë telefonike dje për herë të parë pas gati një muaji. Kreu i shtetit amerikan tha pas bisedës se ishte ende e mundur që Netanyahu të pranonte një formë të një shteti palestinez.

Dje, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby tha se Joe Biden vazhdon të besojë në perspektivën dhe mundësinë e një shteti palestinez, por e di se do të duhet shumë punë për të arritur atje. Një ditë më parë, Netanyahu kishte deklaruar se Izraeli duhet të ketë kontroll të sigurisë mbi të gjitha tokat në perëndim të Jordanit. Ky është një kusht i domosdoshëm, i cili bie ndesh me idenë e shtetit palestinez.

lufta izrael-palestine benjamin netanyahu grant shapps

Sondazh

Poll