Bota

Rusia: Stërvitjet e NATO-s shënojnë rikthimin në skemat e Luftës së Ftohtë

NATO tha të enjten se po fillonte stërvitjen e saj më të madhe që nga Lufta e Ftohtë.

21 Janar 2024, 13:13 Nga M.B
Rusia: Stërvitjet e NATO-s shënojnë rikthimin në skemat e
Foto ilustruese

RUSIA- Sipas zv.ministrit të Jashtëm rus, Alexander Grushko, shkalla e stërvitjeve të NATO-s 'Steadfast Defender 2024' shënon një "kthim të pakthyeshëm" të aleancës në skemat e Luftës së Ftohtë. NATO tha të enjten se po fillonte stërvitjen e saj më të madhe që nga Lufta e Ftohtë.

Po ashtu thuhet se stërvitja në fjalë përfshirën rreth 90,000 trupa, duke provuar sesi trupat amerikane mund të përforconin aleatët evropianë në vendet në kufi me Rusinë dhe në krahun lindor të aleancës nëse një konflikt do të ndizet.

nato rusia shba

Sondazh

Poll