Sport

Manchester United i ‘vjedh’ drejtorin e ri... Manchester Cityt!

“Djajtë e Kuq” shpallin Omar Berrada, dikur i Barcelonës, si drejtorin e tyre të ri ekzekutiv

21 Janar 2024, 07:44 Nga DOSJA

Manchester United i ‘vjedh’ drejtorin e ri... Manchester Cityt!

ANGLI - Manchester United ka tani një CEO të ri. Pas ardhjes së INEOS në klubin 'mankunian',  tashmë është gjetur edhe një drejtor i ri: Omar Berrada. Ish-lojtari i Barcelonës (ai kaloi tetë vjet në klubin Blaugrana para se të largohej për në Premier League) është drejtori i ri ekzekutiv i Manchester United. Vjen nga Manchester City, ku ai ishte drejtor i operacioneve.

“Manchester United është i kënaqur të njoftojë ardhjen e Omar Berrada si shef i ri ekzekutiv. Klubi është i vendosur të vendosë sërish futbollin dhe performancën sportive në qendër të gjithçkaje dhe ardhja e Omarit përfaqëson hapin e parë në këtë rrugë.

Si një nga drejtuesit më me përvojë në futbollin elitar evropian, Berrada ka një histori të dëshmuar të udhëheqjes së suksesshme dhe pasionit për të ndihmuar në nxitjen e ndryshimeve në të gjithë klubin.

Omar aktualisht punon si drejtues i operacioneve të futbollit për City Football Group, ku ai ka mbikëqyrur 11 klube në pesë kontinente të ndryshme. Më parë ai ka mbajtur edhe poste të larta në Barcelonë.

Ambicia e institucionit është që ta kthejë edhe një herë Manchester United në një klub fitues të titullit. Për këtë arsye, ne jemi të kënaqur që Omari na bashkohet për të na ndihmuar të arrijmë këtë qëllim.

Data e bashkimit të Berradës do të konfirmohet në kohën e duhur. Ndërkohë, Patrick Stewart do të vazhdojë si shefi ekzekutiv i përkohshëm i Manchester United,”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga “Djajtë e Kuq” të Manchesterit.

Kjo është një goditje e rëndësishme për strukturën e re të United, e cila kërkon të 'rilindë' në duart e Sir Jim Ratcliffe, kreu i dukshëm i INEOS dhe investitor i ri te 'Djajtë e Kuq'.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll