Sport

VIDEO/ Arsenali “shuplakë” Crystal Palace në “Emirates”, fitore nën ritmin samba...

Suksesi tenistik ka ngjitur përkohësisht “Topçinjtë” në vendin e tretë me 43 pikë. Dy më pak se Liverpooli kryesues, që ka luajtur një takim më pak. Katër nga golat e shënuar, u realizuan nga brazilianët…

20 Janar 2024, 20:56 Nga DOSJA

VIDEO/ Arsenali “shuplakë” Crystal Palace në

ANGLI - Arsenali shpartallon pa mëshirë 5-0 Crystal Palace në “Emirates Stadium”, duke siguruar tripikëshin e parë në kampionat për vitin 2024. Suksesi tenistik ka ngjitur përkohësisht nënkampionët e Anglisë në vendin e tretë me 43 pikë. Dy më pak se Liverpooli kryesues, që ka luajtur një takim më pak.

Pjesa e parë u mbyll 2-0 për skuadrën e Mikel Artetës, që iu fal dy golave të mbrojtësit  Gabriel. 26-vjeçari brazilian u shfaq në rolin e sulmuesit, duke realizuar dy golat e Arsenalit (11’ dhe 37’) në fraksionin e parë të takimit.

Crystal Palace protesoi te goli i dytë për faull ndaj portierit, por VAR-i konfirmoi rregullsinë e golit të Arsenalit. Goli i tretë erdhi pas një ore lojë. Kundërsulm i vendasve, asist i Gabriel Jesus dhe finalizim i bukur i belgut Leandro Trossard (59’).

Në fund Gabriel Martinelli “show”. Sulmuesi brazilian realizoi dy gola identikë (90’+4 dhe 90’+5) brenda një minute të shtesës së sfidës, duke kompletuar triumfin me 5-0 për skuadrën e Mikel Artetës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll