Sport

Ramadani shënon "golin e jetës" në Itali… bëhet baba!

Ramadani pritet të luajë titullar si gjithmonë me Leccen, ndërkohë që trajneri Roberto D’Aversa u ndal edhe te “luftëtari” shqiptar në konferencën për shtypin.

20 Janar 2024, 22:06 Nga DOSJA
Ramadani shënon "golin e jetës" në Itali…

ITALI - Sot është një ditë e lumtur për Ylber Ramadanin dhe familjen e tij. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është shtuar me djalë. Lecce pret Juventusin në “Via del Mare” të dielën në mbrëmje (20:45).

Ramadani pritet të luajë titullar si gjithmonë me Leccen, ndërkohë që trajneri Roberto D’Aversa u ndal edhe te “luftëtari” shqiptar në konferencën për shtypin.

“Shpresoj që Ylberi të përsëritë golin vendimtar që shënoi ndaj Frosinones. Ai është shumë i lumtur dhe i karikuar, shpresojmë që karikimi dhe energjia e tij t’i transmetohet skuadrës”, theksoi trajneri i Lecces.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll